Politike

9 Qershor 2020, 10:27 Nga DOSJA

TIRANE- Kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sot për herë të parë pas emërimit. Mazi, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, tha se ky është një moment historik dhe se nëse palët duan sukses, duhet që të flasin në një zë.

Ky është një moment historik për vendin tonë. Këto janë negociatat më të rëndësishme të vendit tonë në 70 vitet e fundit. Ky shans i madh që na u dha, na motivon që përpjekjet tona dhe këtë besim t’a çojmë deri në fund. Kjo punë do të ketë sukses nëse ne do të jemi profesionistë, do të flasim në një zë. Me përkrahjen e Këshillit, shoqërisë civile, akademikëve dhe faktorëve që kanë peshë në shoqërinë shqiptare, unë dhe grupi negociator s’do të kursehemi për të çuar më para këtë proces. Falenderoj për besimin që mu dha personalisht.”-tha Mazi. 

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrimit zef mazi keshilli kombetar i integrimit zef mazi

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 09:50

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pë...