Politike

Integrimi, Rama: Jemi gati të hapim faqe të re, e bëjmë për fëmijët tanë jo për Brukselin, Berlinin e Parisin

9 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Integrimi, Rama: Jemi gati të hapim faqe të re, e bëjmë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Këshillin Kombëtar. Rama tha se integrimi i Shqipërisë dhe plotësimi i detyrave të dhëna nga Bashkimi Evropian, bëhet së pari për fëmijët shqiptarë.

PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS: 

Besoj mund të themi se jemi në një stad të ri, përderisa edhe vetë procesi është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se jemi gati të hapim një faqe të re. I gjithë libri është një faqe me më shumë detyra, me më shumë sfida dhe patjetër, që kërkon edhe më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, se kur e shohim procesin me vështrimin përpara, jemi ende larg objektivit të madh për anëtarësimin në BE.

Shohim që jemi shumë më afër sot, sesa ishim qoftë edhe një vit më parë, lëre më pas 5 apo 11 vite më parë. Sigurisht që është një proces ku ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend me standartet e BE. S’është proces që na e kërkon Brukseli, Parisi apo Berlini, por është një proces që e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë.

Në thelbin e vetë është një proces shtetformimi. Jemi larg dhe kemi shumë punë për të bërë, por jemi shumë afër në raport me 20 vite më parë. Bashkë me vendet e tjera të BE dhe globit, kaluam dhe po kalojmë një sfidë të madhe që është sfida me përballjen e një pandemie që besoj se tregoi se sidoqoftë, kemi sot një funksion funksional institucionesh dhe ajo që mbase kur sapo ishim dekretuar për në BE, do të ishte shumë më e vështirë dhe e pamundur.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli kombetar i integrimit edi rama keshilli kombetar i integrimit

Sondazh

Poll