Politike

9 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka përmendur edhe të gjithë skandalet e ndodhura së fundmi, dhe që protagonistë kanë pasur efektivë policie.

Pasi përmendi thënien e tij për imazhin e efektiëve, Lleshaj nuk ka lënë të kalonin pa u ‘lagur’ edhe drejtuesit e tyre. Ai ka kërkuar që ata të mbajnë përgjegjësi dhe të kontrollojnë punën e punonjësve të tyre.

“Dhe së fundmi për të mbyllur pjesën publike, do të thosha që puna për kontrollin e integritetit të punonjësve të Policisë duhet që të njohë një progres të ri. Sigurisht që kemi Vettingun. Por të gjithë instrumentet e brendshme duhet të aktivizohen në maksimum. SHÇBA duhet të vihet në lëvizje të plotë që kushdo të kuptojë qartë që punonjës që nuk meritojnë hapësirë, nuk ka vend për ta. Puna dhe përgjegjësia është e çdo drejtuesi, duke nisur që nga shefi i sektorit. Të gjithë janë përgjegjës që strukturat që mbajnë përgjegjësi të jenë të pastra nga korrupsioni dhe mëfshëta e letargjia. Është detyrë e secilit prej jush. Kam thënë publikisht që unë identifikohem për çdo efektiv, dhe ndjehem përgjegjës përsa kohë që jam në këtë pozicion. Nëse jam përgjegjës, ju duhet që të ndjeheni aq më tepër. CV juaj shkruhet nga shumatorja e njerëzve që iu drejtoni. Kërkoj angazhim maksimal për njerëzit dhe t’I ndëshkoni edhe në ato rastet e vogla,“-tha Lleshaj. 

Më tej në fjalën e tij, Lleshaj ka folur edhe për aksionin e OFL-së, aksionin anti-kanabis dhe për nismën e re që është ndërmarrë për ndotjen e lumenjve.

(k.m./dosja.al)

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll