Politike

Takimi me partitë e vogla, Murrizi flet për listat e hapura: I kanë 23 nga 27 vende të BE, jemi i vetmi vend që nuk njohim

9 Qershor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Takimi me partitë e vogla, Murrizi flet për listat e hapura: I

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi po zhvillon një takim me partitë e vogla. Gjatë fjalës së tij, Murrizi parashtroi sërish kërkesat e opozitës së re për reformën zgjedhore, të cilat janë listat e hapura, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe vota e emigrantëve. Sipas Murrizit, listat e hapura përdoren në 23 nga 27 vende të BE. Njëkohësisht ai u shpreh se 3 partitë më të mëdha tremben nga vota e emigrantëve.

Nuk e kërkojmë për një mandat deputeti. Unë si qytetar dua të zgjedh deputetin tim. 82% të shqiptarëve e shohin si pazarin e radhës. I thashë edhe ambasadorit të BE, si mund ta besoj unë që votën time ta numërojnë ata për të cilët ju vetë keni thënë që kanë vënë dorën në zgjedhje. 23 nga 27 vende të BE kanë lista të hapura. Gjithashtu t’i gjendet një mundësi për t’i dhënë emigrantëve të drejtën e votës. Pse i tremben këta votës së emigrantëve. Ne kemi kërkuar lista të hapura, votë emigrantësh dhe administratë zgjedhore. T’i japim mundësi qytetarëve të zgjedhin. Të jemi 1 herë të vetme të qetë në zgjedhje. Jemi i vetmi vend që në 30 vjet nuk kemi njohur zgjedhjet“, u shpreh Murrizi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi takimi me opoziten parlamentare myslim murrizi takimi me opoziten parlamentare

Sondazh

Poll