Politike

Problemet me ndotjen, ministri Lleshaj “gjen zgjidhjen” e pamenduar: Më mirë t’i lëmë në mes të qytetit, sesa në lu

9 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Problemet me ndotjen, ministri Lleshaj “gjen zgjidhjen” e pamenduar:

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim online me drejtuesit Qendrorë dhe Vendorë të Policisë së Shtetit.

Fillimisht, Lleshaj ka mbajtur një fjalë për të gjithë vartësit e tij duke u dhënë edhe këshilla, ndër to ka prekur edhe temën e ndotjes së mjedisit. Në fjalën e tij, Lleshaj ka bërë thirrje që të zhvillon sa më shumë aksione.

Madje Lleshaj ka propozuar edhe një zgjidhje për të gjithë ata që e ndotin ambientin, duke u shprehur se nëse duhet të zgjedhin; më mirë mbetjet t’i hedhin në lumë.

Çfarëdo që hedhim në lumë, përballemi kur shkojmë në plazh, ose na kthehet në tyrezë, përmes qumështit, perimeve, ndaj angazhimi duket maksimal. Nuk mund të anashkalohet. Nuk mund të pranohet që biznese të hedhin mbeturinat në lumë. Kjo punë duhet të marrë fund. Ta gjejnë zgjidhjet. Nëse jemi përballë zgjedhjes; a t’i lëmë në mes të qytetit apo ti hedhim në lumë, më mirë ti lëmë në mes të qytetit. Për këtë IKMT është urdhëruar që çdo javë të sillni raporte për aksionet,”-tha Lleshaj.

Më tej në fjalën e tij, Lleshaj ka folur edhe për aksionin e OFL-së, aksionin anti-kanabis dhe për skandalet e abuzimeve që janë denoncuar në media dhe kanë pasur të përfshirë efektivë Policie.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja me drejtoret e policise 9 qershor ndotja e lumenjve sander lleshaj mbledhja me drejtoret e policise 9 qershor ndotja e lumenjve sander lleshaj

Sondazh

Poll