Politike

“Mund të takohemi tek Baba Mondi”, Rama ultimatum palëve: Kjo është hera e fundit që reformat bëhen nëpër ambasada,

9 Qershor 2020, 09:56 Nga DOSJA
“Mund të takohemi tek Baba Mondi”, Rama ultimatum palëve:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka thënë sot prerazi se Reforma Zgjedhore është marrëveshja e fundit që realizohet me ndërhyrje të ndërkombëtarëve për konsensus. Rama pranoi ndasitë që ka me presidentin Ilir Meta, por takimi mes palëve tha ai mund të zhvillohet kudo ku palët janë dakord, por kurrsesi nëpër dyer ambasadash.

Nuk është sekret që me presidentin kemi çështje të hapura, por sigurisht që mund të takoheshim dhe të takohemi, edhe tek presidenti, edhe tek kryetari i Kuvendit, edhe tek Baba Mondi, edhe tek Kryegjyshata, edhe tek Katolikët. Kjo është marrëveshja e fundit që bëjmë nëpër ambasada, kjo është hera e fundit nga ana ime. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, për çështjet tona s’mund të bëjmë ndryshe për punët tona. Në këtë Këshill duhet të ishte patjetër edhe opozita,  e sotmja dhe e nesërmja.  

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli kombetar i integrimit reforma zgjedhore edi rama keshilli kombetar i integrimit reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 09:50

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pë...