Politike

‘Integrimi’ puq me bërryla Ramën e Metën, kryeministri: S’ka më Reforma nëpër ambasada. Presidenti: Zgjedhorja të k

9 Qershor 2020, 09:25 Nga DOSJA
‘Integrimi’ puq me bërryla Ramën e Metën,

TIRANË–Është mbledhur sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve Këshilli Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në takim kanë marrë pjesë presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, kryetarja e Këshillit Rudina Hajdari e një sërë krerësh të institucioneve kryesore në vend.

Klima e ëmbël e takimit u nuhat që pa nisur mbledhja, kur kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta, i dhanë bërrylat njëri-tjetrit, në pamundësi për t’u takuar fizikisht për shkak të masave nga COVID-19.

Takimi u ndoq nga një buzëqeshje e Gramoz Ruçit që nuk është se e sheh çdo ditë … Më pas palët morën me radhë fjalën për të dhënë mesazhet e tyre.

Ambasadori Luigi Soreca ishte i qartë kur tha se “integrimi i vendit është në duart tuaja”, për të marrë fjalën më pas presidenti Ilir Meta, që tha se hapi i radhës ishte miratimi i reformës Zgjedhore në Kuvend, megjithëse siç tha në fund të mbledhjes nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të siguruar votën pro të opozitës parlamentare me argumentin se “kam 3 vite që jam larguar nga kryesimi i kuvendit”. 

Por, nuk ishte kaq i qetë kryeministri Edi Rama, që shfrytëzoi sërish rastin për të sqaruar se shqiptarët nuk mund të vazhdojnë me reforma që bëhen nga ndërkombëtarët.

Rama tha se kjo është reforma e fundit, ku ai merr pjesë me dialog ambasadash. “Le të takohemi tek Baba Mondi, edhe tek protestantët po të duan, por ky është rasti i fundit sa për mua”, -theksoi ai, duke u siguruar që mesazhi të merrej nga të gjitha palët. 

Për herë të parë para Këshillit dhe shqiptarëve doli edhe kryenegociatori i shtetit në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi. “Nëse duam sukses, duhet të jemi në një zë“, -tha ai. 

Ndërkohë që në përfundim të takimit, gazetarët “mësynë” tek kreu i shtetit i cili u pyet për datën e zgjedhjeve dhe marrëdhënien me Ramën. Të dyja këto tema sipas kreut të shtetit nuk janë aktuale, dhe se kryesorja tashmë është kapja e standarteve evropiane, dhe rikthimi i besimit të shqiptarëve në to.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta këshilli kombëtar per integrimin rudina hajdari zef mazi edi rama ilir meta këshilli kombëtar per integrimin rudina hajdari zef mazi

Sondazh

Poll