Politike

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Cakaj: Kemi mbaruar shqyrtimin e 35 kapitujve, vetëm 7 kushtet e para të rëndësishme për

9 Qershor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Këshilli Kombëtar i Integrimit, Cakaj: Kemi mbaruar shqyrtimin e 35

TIRANË-Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, foli sot në Këshillim Kombëtar të Integrimit, në lidhje me ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Cakaj tha se ky proces kërkon vullnet politik, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e të gjitha partive.  Ministri u shpreh se për konferencën e parë ndërqeveritare janë të nevojshme vetëm 7 kushtete para.

Fjala e Cakaj

Në mars të këtij viti Këshilli Europian vendosi hapjen e bisedimeve. Në vijim të tre raporteve dhe rekomandimeve, vendet anëtare vlerësuan progresin në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reformën në administratë. Raporti i fundit iKE jo vetëm shpalos rezultata e reformëvaendër vite, e konsideron shqipërinë shembull në rajon, që nga reforma në drejtësi dhe ravijëzimi i politikës së jashtme. Duhet nënvizuar se çelja e bisedimeve nuk është kurorëzim, por edhe hapje e kapitujeve të sfidave të shumta dhe detyrave të reja. Adresimi i të gjitha detyrimeve nuk është cështje e shkathtësive profesione apo kapaciteteve teknike, por kërkon vullnet politik. Shoqëria jonë në masën 95 % e mbështet integrimin europian dhe partitë politikë ruajnë frymën evropiane, është e rëndësishme që të kemi konsensus, fillimisht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Kemi mbaruar shqyrtimin e 35 kapitujve të legjislacionit evropian., pjesë e procesit screaning. Kemi mbyllur ngritjen e platformës së partneritetit me shoqërinë civile.Në konferencën e parë ndërqeveritare do të përgatitet korniza negociuese që do t’i prezantohet Këshillit Europian. Për konferencën e parë janë të nevojshme vetëm 7 kushtet e para. Reforma elektorale ka qenë tepër e rëndësishme si një nga kushtet kryesore, si dhe ngritje e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

U mblodh sot në Pallatin e Kongreseve, Këshilli Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj keshilli kombetar i integrimit gent cakaj keshilli kombetar i integrimit

Sondazh

Poll