Politike

Anëtarësimi në BE, Soreca: Gjithçka në duart tuaja, KE do prezantojë së shpejti kuadrin negociues

9 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Anëtarësimi në BE, Soreca: Gjithçka në duart tuaja,

TIRANË-Ambasadori i BE, Luigi Soreca përgëzoi palët për arritjen e një marrëveshje për reformën zgjedhore. Duke folur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Soreca u shpreh, se BE do të prezantojë shumë shpejt rregullat e lojës për anëtarësimin në BE. Më tej ai shtoi, se BE i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë masa për ta sjellë vendin më afër unionit. Ndër të tjera Soreca theksoi, se 70% e legjislacionit të BE, duhet të vihet në zbatim nga bashkitë.

“Ajo frymë që na cojë në atë marrëveshje në reformën zgjedhore, do të vazhdojë të mbizotërojë. Më lini të përgëzoj të gjitha palët që jeni bërë bashkë, pasi kështu vërtetohet fryma e konsensusit. Këshilli Europian, do të prezantojë së shpejti kuadrin negociues, për rregullat e lojës. Shtetet anëtare i kanë kërkuar Shqipërisë të marrë masa para konferencës ndërqeveritare.Gjithçka është në duart tuaja.  Negociatat kërkojnë vullnet dhe  70% e gjithë legjislacionit të BE duhet të vihet në zbatim nga bashkitë. Për këtë arsye duhet angazhim i plotë dhe konsultim me shoqërinë civile. Do të bashkëpunojmë që legjislacioni të jetë në përputhje me vendet e BE. Kjo fazë e re pas datës 25 mars është komplekse dhe e thjeshtë. Nga njëra anë është komplekse dhe nga ana tjetër është e thjeshtë, pasi ka vetëm një drejtim drejt të cilit mund të ecet”, u shpreh Soreca.

U mblodh sot në Pallatin e Kongreseve, Këshilli Kombëtar për Integrimin. Në takim morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Rudina Hajdari dhe një sërë krerësh të institucioneve, bashkë me kryenegociatorin Zef Mazi. Theksi i palëve ishte tek dakordësia për zgjedhoren dhe ecja përpara me plotësimin e 15 pikave para hapjes së negociatave.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrimit luigi soreca keshilli kombetar i integrimit luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 09:50

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit Vendorë dhe Qëndrorë të Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pë...