Sport

Vllaznia “Made in Japan”, kompania e famshme do aksionet e shkodranëve, ndërkohë mësohet trajneri i ri i skuadrës

9 Qershor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Vllaznia “Made in Japan”, kompania e famshme do aksionet e

SHKODËR-Vllaznia prej vitesh po vuan, klubi shkodran që është në administrimin e Bashkisë Shkodër nuk po arrin dot t’i japë një identitet skuadrës kuqeblu.Pushteti vendor prej kohësh po kërkon një sponsor apo kompani për të marrë aksionet e klubit shkodran.  Biznesmeni Alban Xhaferri, i cili është presidenti i Vllaznisë në basketboll, e ka thënë publikisht që është i interesuar të përfshihet edhe në klubin e futbollit. Në dokumentet që kanë ardhur pranë klubit presidenti i kompanisë distributore të firmës japoneze Fujifilm, mes të tjerash premton:

1) Brenda një periudhe tre-vjeçare, ekipi i futbollit Vllaznia do të ketë një ekip kompetitiv në kampionatin kombëtar, duke bërë të mundur përfaqësimin në kompeticionet evropiane.

2) Brenda një periudhe 5-vjeçare rindërtojmë Akademinë Sportive Vllaznia, duke krijuar kushtet dhe mundësitë që prurjet e saj të përfaqësojnë denjësisht Vllazninë si dhe krijimin e mundësive për t’u aktivizuar në ekipe të tjera brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet transferimit të të drejtave të pronësisë në këmbim të rritjes se të ardhurave të klubit.

3) Zhvillimin e politikave të marketingut, te cilat do të mundësojnë bashkëpunimin me biznese lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke rritur ndjeshëm të ardhurat në drejtim të Klubit të Futbollit Vllaznia sh. a.

4) Zhvillimin e politikave për afrimin e sportdashësve në stadium, duke ofruar mundësi dhe aktivitete të cilat transformojnë ndeshjet e futbollit në shfaqje sportive që rrisin jo vetëm interesin, por edhe masivizimin e sportit si dhe të ardhurat e klubit.

Hysen Dedja është i përzgjedhuri dhe momentalisht shkodrani ndodhet në qytetin verior dhe do të zhvillojë një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi.Dedja, për herë të fundit në Superiore ka drejtuar Lushnjën dhe për të do të ishte një rikthim në kampin kuqeblu. Ai e ka drejtuar edhe tre herë të tjera Vllazninë, në periudhat 1996-1998, 2002-2003 dhe 2005-2006.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferri bashkia shkodër vllaznia alban xhaferri bashkia shkodër vllaznia

Sondazh

Poll