Sport

I dashuri i nënës së tij thyen xhamin e dritares gjithë nerva, zbulohet audioja e sherrit të Neymar-it me Tiagon

8 Qershor 2020, 16:41 Nga DOSJA
I dashuri i nënës së tij thyen xhamin e dritares gjithë

Kur ndeshej me Real Madridin dhe duhej të luante kundër Sergio Ramosit, Neymar vështirë se e ka parashikuar se i dashuri i nënës së tij do të quhej thuajse ashtu: Tiago RAmos.

Historia e këtij të fundit me Nadine, nënës së futbollistit të PSG-së, pasurohet edhe me një kapitull të ri. Pas ndarjes dhe ribashkimit, modeli i njohur ka thyer xhamin e dritares nga zemërimi.

Lajmi vjen nga gazeta “Mundo Deportivo”, e cila ka një audio të shpërndarë ekskluzivisht në programin Metropoles, ku Neymar ka komentuar grindjen mes së ëmës dhe të dashurit të saj.

Në audio dëgjohet që Neymar e quan të dashurin e nënës “viadinho”, një fyerje homofobe (meqë ka spekulime se Tiago ka patur lidhje të tjera paralele me meshkuj. Versioni nga Nadine është ndryshe: “Tiago ra dhe theu xhamin e dritares”. E kush e beson?

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nadine neymar tiago ramos nadine neymar tiago ramos

Sondazh

Poll