Sport

“Banda e shqiptarëve” përgatiten për derbin kroat, kësaj here do të kenë mbështetjen e tifozëve

8 Qershor 2020, 19:40 Nga DOSJA
“Banda e shqiptarëve” përgatiten për derbin kroat,

KROACI– Fundjavën që lam pas kampionati kroat rifilloi aktivitetin, por pa tifozë si të gjithë kampionatet e tjera. Megjithatë brenda një jave duket sikur çdo gjë ka ndryshuar si me magji. Ka qenë vetë vetë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, ai që ka konfirmuar lajmin e bukur për të gjithë sport dashësit në emisionin “Mirëmëngjes Kroaci“ në HRT.

Capak ka zbuluar edhe datat, duke përmendur 12 dhe 14 qershorin si mundësitë për të rikthyer tifozët në stadiume, të cilët duhet të ndjekin rregullat e sigurisë dhe distancës.

Në këtë mënyrë futbollistët shqiptar që luajnë në Kroaci si Myrto Uzuni, Jon Mersinaj dhe Lirim Kastrati do të kenë mundësinë të shijojnë emocionet e vërteta me tifozë. Madje sipas fjalëve të Capak, derbi i Zagrebit i planifikuar për t’u luajtur këtë fundjavë mund të vijë së bashku me tifozët, duke bërë që atmosfera të jetë e duhura për një ndeshje të tillë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kroacia lokomotiv zagreb myrto uzuni kroacia lokomotiv zagreb myrto uzuni

Sondazh

Poll