Sport

Sormani drejt largimit, Starova në “pole position” për të marrë frenat e Partizanit

8 Qershor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Sormani drejt largimit, Starova në “pole position” për

Trajneri Sormani është me një këmbë larg Partizanit. Drejtuesit e klubit të kuq nuk ia tolerojnë rinisjen e dobët të kampionatit pas karantinës dhe pritet që sonte t’i kërkojnë largimin përfundimtar nga skuadra.

Humbja e fundit me Kukësin ishte e pafalshme. Ndoshta jo thjesht për rezultatin, por sidomos për mënyrën e lojës dhe sjelljen e lojtarëve në fushë. Partizani e sheh tani veten në zonën play-out bashkë me Vllazninë dhe kjo nuk i shkon një skuadre, e cila vitin e kaluar u shpall kampion.

Dosja.al ka mësuar se drejtuesit Demi dhe Rama po mendojnë për trajnerin Starova si pasues të italianit. “Bobi” ka qenë sistematikisht pjesë e Partizanit dhe e njeh mirë ekipin. Aktualisht ai punon si analist në ABC News.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport partizani sormani starova partizani sormani starova

Sondazh

Poll