Sport

Shitja e bujshme e gjermanit Werner, drejtuesi i Leipzigut më në fund e thotë hapur

8 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Shitja e bujshme e gjermanit Werner, drejtuesi i Leipzigut më në fund

Timo Werner është kryefjala e merkatos së verës. Gjermani pritet që t’i bashkohet ekipit të Chelseas, pasi Liverpooli nuk mori hapin e madh për ta rrëmbyer në Anfield. Tekniku Frank Lampard nisi menjëherë sulmin për ta rrëmbyer duke shfrytëzuar situatën.

Drejtori sportiv i Leipzigit, Oliver Mintzlaff, ka folur në lidhje me situatën e sulmuesit. “Është një lajm i vërtetë, prej disa javësh na ka thënë se dëshiron të largohet dhe se ai ka kontakte me disa klube. Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete, të paktën sa i përket palës sonë.

“Kemi një klauzolë largimi prej 60 milion eurosh, që ne e kemi përfshirë në kontratën e tij dhe që mund t’i japë atij mundësinë për të ndërmarrë një hap të ri në karrierë. Tani, topi është në fushën e Werner, jo te ne”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll leipzig werner futboll leipzig werner

Sondazh

Poll