Sport

“Kumbulla te Juventusi do të përfundojë po aq keq sa Rugani”, flet asistenti i kombëtares

8 Qershor 2020, 17:21 Nga DOSJA
“Kumbulla te Juventusi do të përfundojë po aq keq sa

Sergio Porrini, asistenti i trajnerit Edy Reja në kombëtaren shqiptare, sot ka folur për mediat shqiptare për të ardhmen e mbrojtësit Marash Kumbulla.

Shtatlarti kuqezi kërkohet nga disa prej klubeve elitare në Itali dhe ende nuk ka marrë njv vendim. Sipas Porrinit, Kumbulla nuk duhet të shkojë te Juventusi, pasi rrezikon të përfundojë si Rugani.

“Unë do ta shihja atë më mirë tek Interi apo te Lazio, sepse ka më pak konkurrencë. Te Juventusi rrezikon të luajë më pak, ashtu si po ndodh me Ruganin”.

“Kumbulla është një djalë me prespektivë të madhe. Nuk jam i befasuar që shumë klube janë pas tij. Edhe pse është vetëm 20 vjeç, ka treguar se është një mbrojtës i shkëlqyer. Shpresoj që spekulimet të mos e shpërqëndrojnë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kumbulla porrini serie a kumbulla porrini serie a

Sondazh

Poll