Sport

“Raiola nuk më hap telefonin dhe kujtohet pas një muaji”, ylli i Serie A nuk di se ku do të luajë në sezonin e

8 Qershor 2020, 20:45 Nga DOSJA
“Raiola nuk më hap telefonin dhe kujtohet pas një muaji”,

Henrikh Mkhitaryan as që e ka idenë ku do të luajë në sezonin e ri. Fantazisti armen nuk bën pjesë në planet e Arsenalit, por as Roma nuk ka mundësi ta mbajë, sepse duhet të paguajë 30 mln euro për blerjen e tij përfundimtare.

“Nuk e di se sa do qëndroj këtu, por mua më pëlqen Roma. E kam fjalën për qytetin dhe klubin. Dua ta vazhdoj karrierën time këtu ku jam, por kjo nuk është në dorën time. Shpresoj që klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët”, ka thënë mesfushori së fundmi.

I pyetur për menaxherin e tij Raiola, Mkhitaryan është përgjigj: “Ka raste kur e telefonoj disa herë dhe ai nuk përgjigjet. Më pas ai më telefon pas një muaji dhe më thotë: ‘Ku je? Më ke harruar?’ Gjithsesi, ai mbetet një nga më të mirët”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal mkhitaryan roma arsenal mkhitaryan roma

Sondazh

Poll