Sport

“Milot Rashica nuk është lojtar që më bind për Napolin”, gazetari italian sfumon blerjen e shqiptarit

8 Qershor 2020, 19:19 Nga DOSJA
“Milot Rashica nuk është lojtar që më bind për

Gazetari i Tuttosport, Antonio Giordiano, ka folur për Marte Sport Live në lidhje me merkaton e Napolit. Emri i Milot Rashicës është përmendur shumë kohët e fundit, por gazetari italian mendon se nuk është i përshtatshëm për ekipin e Gattusos.

“Emri i parë që më vjen në mendje për krahun e majtë të sulmit të Napolit është Jeremie Boga. Në të djathtë Milot Rashica nuk më bind për Napolin, ndërsa Duvan Zapata është një lojtar shumë i mirë, por që shpërtheu vonë.

“Zapata njihej pak dhe te Napoli erdhi si një futbollist misterioz. Nëse Napoli do të rrëmbente ndonjë futbollist nga Roma do të preferoja Chengiz Under më shumë se sa Nicolo Zaniolo”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gazetari napoli rashica gazetari napoli rashica

Sondazh

Poll