Sport

Pjanic më në fund pranon vendimin e Juventusit, ka 3 opsione për të ardhmen

8 Qershor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Pjanic më në fund pranon vendimin e Juventusit, ka 3 opsione për

Miralem Pjanic e ka marrë mesazhin e duhur nga Juventusi dhe ka vendosur të largohet nga bardhezinjtë. Sipas gazetës “Marca”, është e sigurt se mesfushori do të luajë diku tjetër në shtator.

Boshnjaku po kërkon një sfidë të re jashtë Italisë dhe Barcelona ka shfaqur hapur interes për të. Problemi është se klubi katalanas nuk ofron para.

Drejtuesit duan që të bëjnë një shkëmbim me mesfushorin Arthur Melo. Braziliani dëshiron të qëndrojë në Katalonjë, por ka kuptuar se atje nuk ka shans të luajë titullar.

Nëse ai nuk pranon shkëmbimin, Pjanic ka opsione të tjera. Manchester United, Chelsea dhe PSG-ja janë në garë për shërbimet e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport man. united merkato pjanic man. united merkato pjanic

Sondazh

Poll