Sport

Ylli i Milanit rinovon për dy muaj kontratën dhe… do të jetë gati kundër Juventusit!

8 Qershor 2020, 20:48 Nga DOSJA
Ylli i Milanit rinovon për dy muaj kontratën dhe… do të

Giacomo Bonaventura ka rinovuar kontratën me Milanin për dy muaj shtesë. Atij i skadonte kontrata në fund të qershorit, por do të jetë deri në fund të gushtit pjesë e “Djallit”.

Mesfushori 30-vjeçar ka pas vetes disa klube në Serie A, si Roma, Atalanta, Fiorentina dhe Torino. Sky Sport raporton se deri në gusht, kur të hapet merkatoja e futbollit italian, ai do të mbetet te Milani.

Bonaventura është rikthyer nga një dëmtim i rëndë në gju dhe ka luajtur vetëm 19 ndeshje këtë sezon, teksa ka shënuar 3 gola. Ai do të jetë gati për gjysmëfinale kundër Juventusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonaventura futboll milan bonaventura futboll milan

Sondazh

Poll