Sport

Italia merr vendimin urgjent, merkatoja e verës nuk do jetë në… verë

8 Qershor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Italia merr vendimin urgjent, merkatoja e verës nuk do jetë

Sot, në Këshillin e Federatës Italiane të Futbollit u morën disa vendime të rëndësishme. Formula e Serie A, Serie B dhe Serie C në rast se do të ndërpritej edhe një herë futbolli ishin temë kryesore. Më pas u caktuan edhe datat e merkatos së verës.

Klubet italiane do të kenë mundësi të bëjnë merkato nga data 1 shtator deri më 5 tetor. Pra, pak më shumë se një muaj, ndryshe nga zakonisht. Sezoni do të mbyllet në fund të gushtit, me finalen e Champions League dhe Europa League.

Ky mund të konsiderohet ndryshim drastik, duke qenë se merkatoja e verës ishte më e gjatë, nga 1 qershori deri më 31 gusht.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato ndryshime serie a merkato ndryshime serie a

Sondazh

Poll