Bota

Faza e tretë e Covid-19/ Flet Giuseppe Conte : Nuk kam frikë nga rënia, është e nevojshme veprimi urgjent

7 Qershor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Faza e tretë e Covid-19/ Flet Giuseppe Conte : Nuk kam frikë nga

ITALI- Kryeministi i Italisë Giuseppe Conte, në një intervistë për mediat italiane ka folur rreth situatës së koronavirusit ku ka përmendur dhe fazen e tretë të lehtësimit të masave parandaluese . Ai është shprehur se gjatë ktyre muajve ka dëgjuar polemika se po bie duke shtuar se nga kjo gjë nuk ka frikë por që shqetësimi më i madh i tij është vala e një pandemie të dytë duke qenë se në fazën e tretë do të bëhen pothuajse të gjitha lehtësimet dhe për këtë ai ka thënë se duhet të ndërhyjmë në mënyrë urgjente.

“Mua nuk më duket se ndihem i rrethuar më shumë sesa në fazën e parë. Në të gjithë këta muaj kam dëgjuar vazhdimisht: Conte po bie. Kjo është pjesë e lojës, unë kam mësuar të mos befasohem. Ne nuk mund të vonojmë përballjen me sipërmarrësit, sindikatat, etj. Urgjenca nuk vjen nga çudia ime, por nga realiteti. Duhet lëvizur menjëherë. Dëgjoj të thuhet se kjo gjë duhet bërë me qetësi.”ëhstë shprehur Conte.

Ai gjatë intervistës e ka quajtu veten si një person i cili nuk mund të punojë pa një strategji, e ndërkohë ka shpjeguar se ai ka përgatitur një plan për të përballur me rikthimin e koronavirusit.

“Dhe në fazën pas virusit unë tashmë kisha filluar ta përgatisja atë gjatë urgjencës së koronavirusit”.- ka thënë ai.

Ndër të tjera kryeministri ka folur edhe në lidhje me tensionet në mazhorancë ku shprehet: E vërteta është se kur të arrini në substancën e gjërave, duke i ndarë ato nga polemikat, ti e kupton se kjo mazhorancë është e përbërë nga palë përgjegjëse, të cilët e kuptojnë mirë se cilat janë përparësitë e vendit. Klima është më e mirë nga sa duket. Dhe disa shqetësime të Partisë Demokratike janë rikthyer gjithashtu.

Burimi:corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll