Bota

Vijon përhapja e COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 36 raste të reja dhe 8 persona janë shëruar

6 Qershor 2020, 19:33 Nga DOSJA
Vijon përhapja e COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 36 raste

TIRANË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 36 raste të reja me COVID-19. IKSHPK në një njoftim për mediat shkruan se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1 194.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 201 mostra, prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, ka njoftuar IKSHPK.

Ndërkohë lajmi i mirë është se në ditën e fundit  janë shëruar edhe 8 persona të prekur nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ikshpk koronavirusi ne kosove ikshpk koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll