Bota

Projekt i ri në Kalabri, këtë herë janë krijuar lojëra për nder të Skënderbeut

6 Qershor 2020, 18:07 Nga DOSJA
Projekt i ri në Kalabri, këtë herë janë krijuar

ITALI- “Lojërat për nder të Gjergj Katriotit Skënderbeut” është projekti që do të nisë së shpejti në Kalabri. Ky projekt është përfshirë në listën për financim, në kontekstin e ndërhyrjeve për përmirësimin e sistemit të trashëgimisë kulturore dhe për kualifikimin dhe forcimin e ofertës aktuale kulturore të pranishme në Kalabri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Frascineto-s, Angelo Catapano, i cili shprehu kënaqësinë në emër të Administratës Komunale dhe gjithë komunitetit të qendrës së vogël italo-shqiptare për këtë projekt, që pritet të rrisë angazhimin historik në promovimin e identitetit arbëresh, sidomos tek moshat e reja.

Ngjarjet do të zhvillohen në qendrën historike të Frascineto dhe ambienti natyror për të gjitha ngjarjet do të jenë Auditoriumi, Muzeu Komunal i kostumeve Arbëreshe dhe Muzeu i ikonave të traditës Bizantine.

Gjatë momenteve të ndryshme, rrugët dhe sheshet e pjesës historike do të stolisen, duke krijuar një atmosferë magjike dhe magjepsëse të traditave kombëtare.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora angelo catapano gjergj katriot skënderbeu angelo catapano gjergj katriot skënderbeu

Sondazh

Poll