Bota

Vrasja e George Floyd/ Bashkëthemeluesi i Reddit jep dorëheqjen nga bordi për të ia liruar vendin një kandidati me ngjyrë

7 Qershor 2020, 05:41 Nga DOSJA
Vrasja e George Floyd/ Bashkëthemeluesi i Reddit jep dorëheqjen nga

SHBA- Alexis Ohanian, i cili është bashkëthemeluesi i kompanisë tekonologjike Reddit, ka njoftuar se ai ka dhënë dorëheqjen si anëtar i bordit të kompanisë, për t’i lënë vendin një kandidati me ngjyrë. Ky vendim i tij erdhi pas vrasjes së George Floyd nga oficerët në SHBA.

“Unë e themelova Reddit 15 vjet më parë për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë komunitet dhe një ndjenjë të përkatësisë. Unë jam duke e bërë këtë për vete, për familjen time dhe për vendin tim. Po e shkruaj këtë si një baba i cili duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet vajzës së tij me ngjyrë  kur ajo pyet: ‘Çfarë ke bërë?”, ka shkuar ai në blogun e tij. 

Më tej ai shkruan: “Unë kam dhënë dorëheqjen si anëtar i bordit të Reddit, i kam nxitur ata që të venë në vendin tim me një kandidat me ngjyrë, dhe do të përdor fitimet e ardhshme në aksionin tim Reddit për t’i shërbyer komunitetit me ngjyrë, kryesisht për të frenuar urrejtjen raciale.  Unë besoj se dorëheqja në të vërtetë mund të jetë një akt udhëheqjeje nga njerëzit në pushtet tani. Të gjithëve që luftojnë për të rregulluar kombin tonë të thyer: mos u ndalni”.

Prej më shumë se 10 ditësh në SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë, rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexis ohanian george floyd alexis ohanian george floyd

Sondazh

Poll