Bota

Albin Kurti i rikthehet opozitarizmit, në 12 qershor Vetëvendosje organizon protestë në Prishtinë

6 Qershor 2020, 20:34 Nga DOSJA
Albin Kurti i rikthehet opozitarizmit, në 12 qershor Vetëvendosje

KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se shumë shpejt do nisin protesta. Lëvizja Vetëvendosje tashmë në opozitë, do të organizojë një tubim në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor”, ka shkruar Kurti, në mediat sociale. Më tej ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se caktimi i datës së tubimit erdhi pas një takimi të qendrave të VV-së.

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta.

Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”, ka shkruar Kurti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti protesta e vetevendosjes ne 12 qershor albin kurti protesta e vetevendosjes ne 12 qershor

Sondazh

Poll