Bota

Zhbllokimi i fondeve për Kosovën/ Mustafa: SHBA’ja e mbajti premtimin, nuk u brengos shumë për elegjitë populliste për s

7 Qershor 2020, 05:32 Nga DOSJA
Zhbllokimi i fondeve për Kosovën/ Mustafa: SHBA’ja e mbajti

Kosovë- Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar menjëherë për lajmin  se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhbllokoi fondet e ndihmës për Kosovën.  Në një postim në Facebook, Mustafa shprehet se SHBA-ja e mbajti premtimin.

“SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti. Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës. Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”, shprehet ai. 

(MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria e Avdullah Hotit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa korporata e sfidave të mijëvjeçarit isa mustafa korporata e sfidave të mijëvjeçarit

Sondazh

Poll