Bota

Pas zhbollikimit të fondeve të MMC-së për Kosovën, Thaçi falënderon Grenell-in për mbështetjen në dialog

7 Qershor 2020, 05:25 Nga DOSJA
Pas zhbollikimit të fondeve të MMC-së për Kosovën,

Kosovë- Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe zhbllokimi të fondeve të MCC’së  (Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit) për Kosovën kanë ardhur edhe shumë reagime pozitive.

Presidenti, Hashim Thaçi në një postim në Twitter ka falënderuar,  Richard Grenell, të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi. Kreu i shtetit të Kosovës e falënderoi Grenell për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar presidenti.

(MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria e Avdullah Hotit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci zhbllokimi të fondeve të mcc’së  hashim thaci zhbllokimi të fondeve të mcc’së 

Sondazh

Poll