Bota

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras kërkon mbylljen e marrëveshjes së detit më Shqipërinë

7 Qershor 2020, 06:40 Nga DOSJA
Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras kërkon mbylljen e marrëveshjes

Greqi- Lideri i opozitës greke Alexis Tsipras  i ka bërë thirrje kryeministrit të shtetit helen,  Kiriakos Mitsotakis të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

“Mitsotakis duhet të thërrasë liderët politikë në vend dhe të vendosim nëse do të vazhdojmë strategjinë për marrëveshjen e detit me Shqipërinë apo të ndryshojmë strategji. Jam i gatshëm të jap pëlqimin tim ndaj vendimeve që qeveria mund të marrë, duke iu referuar strategjisë kombëtare të dobishme për të mbyllur marrëveshjen për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë”, është shprehur ai për mediet greke. 

I pyetur për zgjerimin e ujërave territoriale, ish kryeministri  theksoi se pas arritjes së marrëveshjes së Prespës  me Maqedoninë e Veriut duhet të gjendej koha e duhur edhe për mbylljen e paktit detar me Shqipërinë.

Burimi: Tanea.gr 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksis tsipras marrëveshja e detit me shqipërinë aleksis tsipras marrëveshja e detit me shqipërinë

Sondazh

Poll