Bota

Ulen vdekjet në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 72 viktima nga Covid-19

6 Qershor 2020, 16:10 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 72

ITALI– Autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë publikuar bilancin ditor për Covid-19. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë  humbur jetën 72  pacientë me Covid-19. Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave është  ulur, pasi dje u shënuan  85  viktima ndërsa sot kanë vdekur vetëm 72.

Me rritjen ditore numri i jetëve të humbura në vend ka shkuar në  33.846.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot janë  regjistruar edhe 270 raste të reja pozitive dhe numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në  234.801 njerëz.

Burimi: Corriere

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll