Bota

La Casa de Papel e frymëzuar nga grabitja e thesarit në Greqi? Historia e “Bandës 11” që tronditi një shtet të tërë

6 Qershor 2020, 15:52 Nga DOSJA
La Casa de Papel e frymëzuar nga grabitja e thesarit në Greqi?

GREQI- Një rrëmbimi i çuditshëm nga thesari i Bankës së Greqisë, varrosja e miliona eurove dhe më në fund arrestimi i Kostas Anazikos për pastrim parash përmes investimeve në bare dhe klube në plazhin e Kalamatës është e gjitha si një skenar filmi.

Banda 11, është një grup i drejtuar nga 45 vjeçari Costas Anazikos i cili ka marrë nga Banka e Greqisë 5 milionë euro dhe i ka varrosur ato.
Kapja e “Bandës 11” u krye nga autoritetet e policisë në Kalamata, të cilët pas shumë muaj përpjekjesh arritën të kapnin anëtarët e organizatës kriminale, të cilët pastruan paratë nga aktivitetet kriminale në zonën e Messinia.

Costas kurrë nuk rrëfeu për vjedhjen e 5.9 milion eurove, duke u shprehur se është i pafajshëm mirëpo gjykata e ka lënë me 16 vite burgim. 11 nga të akuzuarit, 2 u dënuan me paraburgim ndërsa pjesa tjetër u liruan dhe pritet të gjykohen.

Në vitin 2004 drejtori i bankës së Greqisë i cili duhej të dilte në pension në atë kohë, zbuloi se 5,9 milion euro mungonin nga brenda. E gjitha u studiua mirë, aq mirë sa autoritetet brenda një kohe të shkurtër arrestuan dy rojet Sazat Anazikos dhe Kostas.

45-vjeçari mohoi gjithçka dhe shprehu pafajësinë e tij, ndërsa tjetri tregoi gjithçka para trupit gjykues. Anazikos siguroi fjalëkalimet dhe gjatë një ndërrimi nate morën paratë nga thesari.

Pyetja kryesore është : Ku janë paratë dhe si ka mundësi që e gjithë kjo vjedhje të jetë bërë vetëm nga dy persona, kush janë të tjerët?

Kujtojmë se një grabitje e këtij lloji është realizuar si serial ne Spanjë “Casa de Papel”- serial i cili pritet të jepet sezoni i 5 i tij. Sezonet e mëparshme kanë thyer rekorde në shume vende të botës duke bërë serialin te jete ne top listat ne disa shtete.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota casa de papel grabitje casa de papel grabitje

Sondazh

Poll