Bota

Kosova heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Pengon vazhdimin e dialogut

6 Qershor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Kosova heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Pengon vazhdimin e

KOSOVË– Kryeministiri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Serbia sot ka shfuqizuar reciprocitetin ndaj Serbisë.

Sipas mediave vendase është mësuar se ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër heqjes së reciprocitet me Serbinë.

Në një kohë që kryeministri i ri i Kosovës, Avbdullah Hoti, vendosi për shfuqizimin e vendimit të datës 20 mars 2020 të qeverisë Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë, vetëm 4 ministra kanë votuar kundër këtij ndryshimi.  Ministri, Ramë Likaj, Meliza Haradinaj, Blerim Kuqi  dhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri kanë votuar kundër.

Megjithatë Kryeministri Hoti e ka cilësuar si një vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit, e ndër të tjera ai ka thënë se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që t’i lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

 “Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut. Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa pëe ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë.”- është shprehur Hoti.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hoti heq reciprocitetin me serbine kosove reciprociteti me serbine hoti heq reciprocitetin me serbine kosove reciprociteti me serbine

Sondazh

Poll