Bota

“George Floyd 2” ndez protestat në SHBA, del një tjetër video kur policia amerikane vret 33-vjeçarin me ngjyrë

6 Qershor 2020, 08:33 Nga DOSJA
“George Floyd 2” ndez protestat në SHBA, del një

SHBA–  Prej afro dy javësh në mbarë Amerikën po mbahen protesta masive e të  dhunshme, marrë shkas nga vrasja makabre e 46-vjeçarit me ngjyrë nga policia amerikane.

Si shkak i tubimeve që sollën edhe dhunë, situata është tensionuar prandaj policia në Minneapolis, qytetin ku ndodhi vrasja ka bërë disa arrestime gjatë protestave.

Megjithatë përveç protestave që nisën nga krimi më i fundit ndaj njerëzve me ngjyrë që ishte dhe rasti i Floyd, duket se tensionet do të vijojnë të rriten akoma më shumë sepse njëtjetër video është publikuar mbrëmjen e së premtes në mediat amerikane. Në këtë video shihet qartë sesi një tjetër afrikano-amerikan mbytet gjatë arrestimit.

Sipas fakteve që raportojnë edhe mediat vendaase, tregohet se krimi daton prej 3 marsit të këtij viti,por vetëm sëfundmi raporti mjeko-ligjorë në Tacoma, në shtetin e Uashingtonit, ka vërtetuar se 33-vjeçari Manuel Ellis, vdiq nga hipoksia, që do të thotë mungesë e oksigjenit në të gjithë organizmin, e shkaktuar nga fakti që agjentët e policisë pasi i vendosën prangat, e mbajtën atë të mbërthyer në tokë.

Sipas raportimeve nga Tacoma Neës Tribune, Ellis, vdiq pasi kishte konsumuar sasi të mëdha droge, por mjekët ligjorë të ekzaminimit mjekësor të Pierce County përcaktuan se nuk ishte droga shkaku i vdekjes.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota policia vret manuel ellis vrasja e george floyd policia vret manuel ellis vrasja e george floyd

Sondazh

Poll