Politike

‘Ku ka ngecur OFL’/ Sandër Lleshaj sqaron heqjet e sekuestrove nga SPAK: Shumë mirë! Ne s’kemi dalë të bëjmë reprez

6 Qershor 2020, 09:00 Nga DOSJA
‘Ku ka ngecur OFL’/ Sandër Lleshaj sqaron heqjet e sekuestrove

HANI I HOTIT- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një vizitë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ka folur lidhur me vijimësinë e OFL-së.

I pyetur nëse nisma e tij po dështon pasi SPAK ka hequr me radhë sekuestrot e vendosur nga qeveria, Lleshaj tha se kjo është një gjë e mirë pasi jo të gjithë atyre që u dërgohet formulari, mund të jenë të përfshirë në aktivitet kriminal.

OFL po dështon se SPAK po heq sekuestrot? Jo, kjo është shenjë e funksionimit të sistemit. Nuk janë dështime. Në thelb OFL-ja është e legjitimuar që ta konsiderojë të dyshuar këdo. Ka raste kur një formulari i mungon diçka, mund të ndodhë që SPAK që është filter, ta bëjë këtë verifikim ose analizë. Nëse ndonjë punonjës policie nëse ka harruar diçka ta bëjë. Unë e falenderoj SPAK sepse u jep vëmendjen e duhur. Nëse është hequr sekuestro që mund të jetë i paargumentuar, shumë mirë që është hequr. Nuk kemi dalë për gjyeti shtrigash dhe reprezale në Shqipëri. Mund të ketë të dënuar që pasurinë e kanë vënë me djersë,”-tha Lleshaj.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka vlerësuar se nga 148 pasuri të sekuestruara, 48 janë në kundërshtim me aktin normativ.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ofl sander lleshaj ofl sander lleshaj

Sondazh

Poll