Politike

Marrëveshja, Kryemadhi: Reformat bëhen për njerëzit, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci

5 Qershor 2020, 20:03 Nga DOSJA
Marrëveshja, Kryemadhi: Reformat bëhen për njerëzit, pa

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Këshillin Politik. Në një reagim në mediat sociale, Kryemadhi u shpreh se rezultati është arritur me kontributin e partnerëvëe ndërkombëtarë. Ajo shton se reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje

Rezultati i sotëm në Këshillin Politik, i arritur dhe me kontributin e partnerëve ndërkombëtarë është pozitiv dhe duhet implementuar pa humbur kohë, me integritet, ashtu siç e kërkon dhe kushti i radhës i BE, ashtu siç e meritojnë qytetarët shqiptarë. Reformat bëhen pikësëpari për njerëzit, të cilët presin ndryshimin dhe mundësinë e shprehjes së vullnetit të tyre lirisht në zgjedhje. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme s’ka demokraci dhe pa demokraci s’ka ekonomi e mirëqenie për shqiptarët. LSI dhe Opozita e Bashkuar është e vendosur për realizim me sukses të angazhimeve të marra para popullit shqiptar përsa i përket forcimit e përmirësimit të themeleve të demokracisë në vendin tonë, si dhe përshpejtimit të rrugës së integrimit europian të Shqipërisë. ??”, shkuan kryetarja e LSI.

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik monika kryemadhi arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik monika kryemadhi

Sondazh

Poll