Politike

Shefi i Komisariatit Fushë-Arrëz akuzohet për përdhunim, Lleshaj kundër dënimit me vdekje: Duhen shtuar në ekstrem penali

6 Qershor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Shefi i Komisariatit Fushë-Arrëz akuzohet për përdhunim,

HANI I HOTIT- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e shefit të Postës së Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Durakut, i cili akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.

Gjatë një vizite në doganën e Hanit të Hotit, Lleshaj është prononcuar për mediat duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka vend për rikthimin e dënimit me vdekje, duke shtuar se duhen rritur të gjitha ndëshkimet për abuzuesit. Më tej, ministri ia ka vënë fajin mediave se ato ‘trembin’ viktimat që të denoncojnë dhunën pasi kanë frikë nga ekspozimi. 

Jemi të gatshëm për të goditur me të gjithë forcën e ligjit. Është për të ardhur keq që ata që janë caktuar për të ruajtur qytetarët janë afgresorë të tyre. Rasti ka ndodhur në vitin 2015 dhe më parë. Një vajzë ka rënë pre e dhunës nga edukatorët e shtëpisë së fëmijët. Ndoshta ka ardhur koha për rishikuar qasjen ndaj mbrojtjes së viktimave duke shtuar penalitetet. Duhen shtuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Dëmi dhe gjëma na ka ardhur prej atyre që zëvëndësojnë prindërit. Është çështje sensibilizimi dhe duhet të reflektojmë thellë për t’u destancuar nga këta persona që ndoshta nuk e mendojnë as emrin njeri. Kemi reaguar pas sinjalit të parë. Dënimi me vdekje? Në Shqipëri është “i vdekur”. nuk është ky mekanzimi. I kam ndjekur me trishtim këto ditë rastet dhe lajmet e prostitucionit ku pasqyrohen të gjitha dialogjiet me precizion pervers. Është më rëndësi dhe i bëj thirrje mediave që t’i ruajnë rastet dhe detajet sepse kështu viktimat frenohen për të denoncuar. Pa denoncim nuk mund të ketë reagim,”-tha Lleshaj.

Ditën e djeshme, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaloi shefin e Stacionit Policor në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka përdhunuar një të miture. Ndërsa sot, me urdhër të kryepolicit Ardi Veliu, ai u përjashtua nga Policia e Shtetit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike izmir duraku sander lleshaj izmir duraku sander lleshaj

Sondazh

Poll