Politike

Arrihet marrëveshja për “Zgjedhoren”, presidenti Meta jo shumë optimist: Jo e mjaftueshme për të garantuar zgjedhje të

5 Qershor 2020, 19:20 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja për “Zgjedhoren”, presidenti Meta jo

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje për Reformanë Zgjedhore. Me anë të një reagimi përmes zyrës së tij të shtypit, Meta ka përgëzuar konsensusin, por nuk ka nguruar që të shprehë edhe shqetësimin e tij.

Kreu i shtetit shkruan se marrëveshja është një lajm i mirë sa i përket konsensusit mes palëve por nuk garanton zgjedhje të lira.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave. Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre! Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!,“-shkruan Meta.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur mbrëmjen e sotme. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren ilir meta reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren ilir meta reforma zgjedhore

Sondazh

Poll