Politike

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Vaferlei: Shqipëria është më pranë BE-së, sot u bë një arritje e madhe

5 Qershor 2020, 19:35 Nga DOSJA
Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Vaferlei: Shqipëria

TIRANË- Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësibë e Mirë, Oliver Vaferlei, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një reagim në mediat sociale, Vaferlei shkruan se kjo marrëveshje ka qenë një kusht nga Këshilli Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE.

Marrëveshja e sotme politike për reformën zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës të paraqitur nga Këshill si një kërkesë e BE. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Vaferlei.

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren oliver vaferlei reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren oliver vaferlei reforma zgjedhore

Sondazh

Poll