Politike

Dje ‘tym i bardhë’ për “Zgjedhoren” por jo sot/ Yuri Kim nuk bind dot deputetët e opozita parlamentare, Murrizi: S’

6 Qershor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Dje ‘tym i bardhë’ për “Zgjedhoren” por jo

TIRANË– Ka zgjatur 90 minuta takimi i përfaqësuesëve të opozitës parlamentare me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Detajet nga takimi i zbardhur nga kreu i grupit parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi, deputetët kanë qënë të prerë për vendimin e tyre.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Murrizi është shprehur se nuk e kishin lënë që të fliste ambasadoren Yuri Kim, ndërkohë që i kishin bërë të qartë se 39 deputetët e opozitës nuk do të votojnë “pro” Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Takimi i sotëm u ndërmjetësua nga deputetja Rudina Hajdari, e cila ka propozuar që të dëgjohen edhe deputetët e opozitës parlamentare, të cilët kanë të drejtën e votës për të kaluar ose jo Reformën në Kuvend.

Përveç Murrizit, të pranishëm në takim kanë qënë edhe krerët e tjerë të grupeve parlamentare Edmond Stojku dhe Nimet Musai. Nuk ka munguar në takim as deputeti tjetër, Ralf Gjoni. Përveç tyre, në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori për BE-në në Shqipëri, Luigi Soreca.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren yuri kim yuri kim takon opoziten parlamentare arrihet marreveshja per zgjedhoren yuri kim yuri kim takon opoziten parlamentare

Sondazh

Poll