Politike

Hajdari pas arritjes së marrëveshjes: Vijojnë diskutimet për ndryshimin e sistemit, kam marrë garanci nga ndërkombëtarët

5 Qershor 2020, 19:18 Nga DOSJA
Hajdari pas arritjes së marrëveshjes: Vijojnë diskutimet për

TIRANË- Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka folur pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se sot është arritur një kompromis dhe ajo nuk e ka bllokuar procesin, pasi nuk mund do quhej si kur nuk donte integrimin e Shqipërisë në BE.

Më tej në fjalën e saj Hajdari u shpreh se bisedimet për ndryshimin e sitemit dhe hapjen e listave do vijojë dhe për këtë ka marrë garancinë nga ndërkombëtarët.

Sot pati një marrëveshje dhe besoj që efekti pozitiv është hapja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Që kjo të mundësohej duhet të kishiom një kompromis, por që të quhej një reformë duhej të kishte element të tjerë. Duhet të kishte ndryshim të sistemit zgjedhor, por nuk u arrit kompromis. Por nëse do isha vetëm unë që të bllokoja këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk dua integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka qëndruar në parlament që të përfundonte të reformë. Ne sot e dimë se PS e ka kapur pushtetin dhe trajton Shqipërinë si plaçk të vetë. Jam e bindur se shumë e dinë që kjo kauzë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është e drejtë. Shumë kërkojnë që të hapen lista, pasi duhet garnatuar demokracia në vend. Unë doja që të përfshihej dhe kjo pikë, nuk mund të futemi në BE pas qenë si ata, shumë nga vendet e BE kanë lista të hapura. Duhet konkurrencë dhe kush shkon në Kuvend të japin llogari para qytetarëve. Unë sot mora garancinë nga ndërkombëtaret se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, por do flasim dhe për listat e hapura dhe për ligjin e referencumëve. Po ashtu do flasim dhe për votën e diasporës”, u shpreh Hajdari.

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren marreveshja per reformen zgjedhore rudina hajdari arrihet marreveshja per zgjedhoren marreveshja per reformen zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll