Politike

Kundër Reformës Zgjedhore, kush janë tre opozitarët që Yuri Kim thirri sot në Rezidencën e saj (EMRAT)

6 Qershor 2020, 07:56 Nga DOSJA
Kundër Reformës Zgjedhore, kush janë tre opozitarët që

TIRANË- Opozita parlamentare ka nisur një takim me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Që prej 10:00 të mëngjesit të sotëm, në Rezidencën e ambasadores amerikane, janë paraqitur tre kryetarët e grupeve parlamentare.

Krah për krah me njëri-tjetrin, Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai kanë “zbarkuar” në Rezidencën Amerikane për  të diskutuar lidhur me Reformën Zgjedhore.

Bashkë me ta mësohet se ka shkuar edhe përfaqësuesja e opozitës parlamentare dhe njëkohësisht bashkë-kryetarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Përveç tyre, në takim merr pjesë edhe ambasadori për BE-në në Shqipëri, Luigi Soreca.

Takimi i sotëm mësohet se është ndërmjetësuar nga deputetja Rudina Hajdari, e cila ka propozuar që të dëgjohen edhe këta deputetë, të cilët kanë të drejtën e votës për të kaluar ose jo Reformën në Kuvend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond stojku myslim murrizi nimet musai edmond stojku myslim murrizi nimet musai

Sondazh

Poll