Politike

AMERIKA përshëndet marrëveshjen, flet Yuri Kim: Disa do ta kritikojnë, por ne ju mbështesim

5 Qershor 2020, 18:56 Nga DOSJA
AMERIKA përshëndet marrëveshjen, flet Yuri Kim: Disa do ta

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore.

Pasi doli nga takimi me palët në Pallati i Kongreseve, Kim tha se marrëveshja mund të sulmohet por theksoi se më të është kontribuuar nga të gjitha palët.

Jemi të kënaqur që Këshilli Politik arriti marrëveshje. Ky është përfundimi i shumë orëve pune. Çdo parti dhe person kontribuuan dhe në fund dhanë shumë për këtë marrëveshje. E bënë që vendi të fitonte. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme. Por po ta shohim në një kuadër të gjerë, shpresoj që të gjithë ta mbështesim. Ne jemi krenarë për marrvëeshjen dhe do t’ju mbështesim në rrugëtimin në BE,”-tha Kim.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur mbrëmjen e sotme. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren reforma zgjedhore yuri kim arrihet marreveshja per zgjedhoren reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll