Politike

Marreveshja, ambasadori i Britanisë: Të gjithë u tërhoqën nga diçka

5 Qershor 2020, 19:01 Nga DOSJA
Marreveshja, ambasadori i Britanisë: Të gjithë u

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman Duncan, ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, Duncan u shpreh se kjo ka qenë një javë e ngarkuar dhe të gjitha palëtkanë hequr dorë nga diçka.

Kjo është një ditë vërtetë e mirë, pas një javë negociatash, Të gjithëve u është dashur që të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur, pasi të gjithë kishin vullnet për të arritur deri në fund. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për integrimin e BE dhe për zgjedhjet e ardhshme“, u shpreh ambasadori. 

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja per reformen zgjedhore norman duncan marreveshja per reformen zgjedhore norman duncan

Sondazh

Poll