Politike

Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Gjiknuri del nga mbledhja ‘i lehtësuar’: Opozita do futet në zgjedhje, hoqi hijet e dy

5 Qershor 2020, 19:07 Nga DOSJA
Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Gjiknuri del nga mbledhja

TIRANË– Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur pas arritjes së marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri u shpreh se me arritjen e marrëveshjen për “Zgjedhoren”, opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Keni shumë ditë që prisni. Sot u arrit një marrëveshje. U dakordësuam për pikat që ndaheshim. Rekomandimi ka qënë që administrata të ishte e depolitizuar. PD nuk ishte gati. E rëndësishme është që kemi rregulla të gjithëpranuara. Më e rëndësishmja për ne është që PD hoqi dorë nga kërkesat absurde. U pranua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar në Shqipëri. U kthyem ku duhet të ishim, tek institucionet. Ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem. Nuk mund të mbahen zgjedhjet peng për teknologjinë. Administrata ka qënë në rregull. Ne s’do ta linim jashtë zgjedhjeve opozitën. Ne jemi komodë dhe shkojmë në zgjedhje. Çfarë është në dorën tonë, do ta çojmë deri në fund. Është moment i ri për Shqipërinë. Shpresoj që të kemi zgjedhje të lira. Këshilli Politik do të miratojë draftet dhe do të trajtojë sistemin zgjedhor dhe ligjin për referendumin dhe financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë dhe hoqi hijet. Të përgatiten nga zgjedhjet e reja. Besoj Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni. Do të merret një ekspert i huaj për mundësinë e një sistemi elektronik. Ai do të caktojë shkallën e shtrirjes,”-tha Gjiknuri.

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur mbrëmjen e sotme. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri reforma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll