Politike

‘Mirë e kishim ashtu siç ishim”/ ARRIHET marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Rama se kursen batutën: LBPD do hyjë në zg

5 Qershor 2020, 18:58 Nga DOSJA
‘Mirë e kishim ashtu siç ishim”/ ARRIHET

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar arritjen e marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore. Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka ironizuar dakordësinë e opozitës për administratën zgjedhore duke u shprehur se thanë “ok” për sistemin e përdorur deri më tani. 

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata. Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni,”– shkruan Rama. 

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur mbrëmjen e sotme. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik.

Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama refoma zgjedhore arrihet marreveshja per zgjedhoren edi rama refoma zgjedhore

Sondazh

Poll