Politike

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Soreca: Shqipëria është më pranë BE-së, le të ecim përpara

5 Qershor 2020, 19:00 Nga DOSJA
Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Soreca: Shqipëria

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipër, Luigi Soreca ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Soreca tha se sot Shqipëria është më afër Bashkimit Evropian, pasi kjo marrëveshje ka qenë një kusht për integrimin.

“Në kemi mirëpritur këtë marrëveshje. Ka ardhur si rezultat gjithëpërfshirës që ka nisur në janar. Ju e dini që ka qenë opozita disa detaje të tjera siç ka qenë depolitizimi i zgjedhjeve. Të gjitha sugjerimet kanë qenë në përputhje me rekomandimet e OSBE dhe ne kemi pranaur marrëveshjen. Dhe maxhoranca ka pranuar marrëveshjen. Shqipëria është më pranë BE-së pas kësaj marrëveshje, pasi ka qenë dhe një nga kushtet e vendeve anëtare. Kjo vjen në moment shumë të mirë, pasi KE do të propozojë dhe kuadrin negociator. Tani le të ecim përpara“, u shpreh Soreca.

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca marreveshja per reformen zgjedhore luigi soreca marreveshja per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll