Politike

Arritja e marrëveshjes, reagon Basha: Sot kemi hedhur një hap përpara

5 Qershor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Arritja e marrëveshjes, reagon Basha: Sot kemi hedhur një hap

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se sot është bërë një hap përpara dhe PD do jetë garante për zgjedhje të lira.

Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve“, shkruan Basha.

Deklarata vjen pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik. Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha marreveshja per reformen zgjedhore lulzim basha marreveshja per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll