Arritja e marrëveshjes, reagon Basha: Sot kemi hedhur një hap përpara
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Basha sh...
TIRANË– Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, të parët që kanë dalë nga salla kanë qënë dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare.
Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë bërë me dije se ditën e sotme opozita propozoi zgjedhje për depolitizimin e administratës, por u refuzua nga pala tjetër.
FJALA E PLOTË PARA KAMERAVE:
Oerd Bylykbashi: Sot u arrit dakordësi për teknologjinë dhe riformatimin e KQZ. Opozita propozoi në orën 10 zgjidhjen për depolitizimin e administratës, por u refuzua nga pala tjetër. Administrata do të jetë ashtu siç është sot. Formula do të përdoret në zgjedhjet e tjera. U përpoq që të kapte komisionet zgjedhore por nuk ia doli dot dhe u tërhoq
Petrit Vasili: Sot ne në mënyrë shumë të qartë propozuam një formulë për administratën publike, por u refuzua nga Edi Rama dhe PS. Megjithatë për zgjedhjet që vijnë Komisionet Zgjedhore mbeten ashtu siç janë. Depolizitimi kryhet pas tyre. Edi Rama donte të kapte komisionet zgjedhore, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolizitimin.
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore është arritur mbrëmjen e sotme. Palët kanë rënë dakord për mbajtjen e komisioneve zgjedhore siç janë tani dhe për dy palë zgjedhje dhe më pas do të bëhet depolitizimi. Sot u arrit dhe identifikimi biometrik.
Palët kanë rënë dakord që të vijojnë punën në KP për ligjin e referendumeve, për ndryshimin e sistemit dhe ligjin e partive. Dakordësia mes maxhorancës dhe opozitës u përshendet nga ndërkombëtarët dhe Presidenti Meta. Një reagim erdhi nga Basha që tha se u bënë hapa para dhe Rama, i cili shkroi se PD më në fund do futet në zgjedhje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Basha sh...
TIRANË- Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, pikë ku edhe kishin ‘ngecur’ negociatat....
TIRANË- Prej orës 19:330 Këshilli Politik ka nisur mbledhjenm, nga e cila pritet marrëveshja për Reformën Zgjedhore.Paralelisht me këtë mbledhje, kreu i Pa...
TIRANË- Takimi i Këshillit Politik është gati për të nisur. Në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahet dhe takimi kanë mbërritur ndërkombëtarët.Përfaqësuesit...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Ina Zhupa, ka reaguar sërish për punimet në Parkun Rinia. Në një postim në mediat sociale, Zhupa shkruan se Velia...
TIRANË– Bashkëkryetari dhe njëkohësisht përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka shkuar në zyrën e kryeminis...
TIRANË- Më në fund është arritur marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Pas një javë të ngjeshur me negociata, akuza e diskutime, palët kanë arritur në një pi...
TIRANË– Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi kanë shkruar sot në zyrën e Lulzim Bashës. Po ashtu mësohet se në takim është edhe Oerd Bylykbashi. Vasili dhe B...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Venecias për pakëtën anti-shpifje. Në një reagim në mediat sociale, B...
TIRANË– Ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania me gazetaren Bruna Çifligu, i py...