Politike

Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve/ PS tërhiqet në momentin e fundit, heq dorë nga depolitizimi. Zgjedhjet e

5 Qershor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve/ PS tërhiqet

TIRANË- Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve, pikë ku edhe kishin ‘ngecur’ negociatat. Pas katër ditësh bisedime, palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje, pasi kjo shihet si mundësia më e mirë për të ndaluar votimin e shumëfishtë të një votuesi.

Partia Socialiste është tërhequr në momentin e fundit nga kërkesa e saj pas negociatave të OSBE-së dhe Bashkimit Europian, ndërsa në mëngjesin e sotëm Partia Demokratike ka pranuar formulën e depolitizimit. Edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen, Komisionet Zgjedhore do të jenë të përbërë nga përfaqësues të partive, ndërsa më pas do të aplikohet edhe depolitizimi, duke vendosur administraten publike nëpër KZAZ.

Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, ndërsa nënkryetari nga opozita.  Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.

Gjithashtu mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian përveç asistimit të diplomatëve të tjerë në vend, të cilët organizuan tryeza të shumta për të arritur një dakordësi.  Megjithatë edhe pas arritjes së marrëveshjes, puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar dhe punimet do të vijojnë për çështje të tjera, të cilat nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Mësohet se PD e pranoi në mëngjes këtë formulë për depolitizimin. Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që Parlamenti të mos e ndryshojë dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik. Mësohet se rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik marreveshja per reformen zgjedhore keshilli politik marreveshja per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll