Politike

Meta takon Thaçin, publikon foton e takimit me bërryl dhe më pas mbyllet një orë në zyrë me ambasadoren Kim, Presidenti:

5 Qershor 2020, 08:16 Nga DOSJA
Meta takon Thaçin, publikon foton e takimit me bërryl dhe më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në zyrë homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin dhe ambasadoren Yuri Kim. Fillimisht Meta priti Thaçin në zyrë, me të cilin publikoi edhe foto duke u përshëndetur me bërryla.

“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik. Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE. Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë,”– shkroi Meta pas takimit me Thaçin.

Më pas, në orën 11:00 u mbyll në zyrë me ambasadoren Kim. Takimi u zhvillua në Presidencë, dhe në fokus ishte tema e Reformës Zgjedhore.

Pas kësaj mbledhjeje, Meta mbajti konferencë me gazetarët, ku u shpreh se takimi me Kim ishte pozitiv.

“Ishte një takim zyrtar, nuk dua të bëj komente. Ishte shumë pozitiv. SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Unë si president në këtë drejtim kam bërë përpjekjet e mia që palët politike të mos fokusohen  tek interesat e momentit, apo afatshkurta, por të fokusuohen që Shqipëria të ketë progres sa më të shpejtë në këtë aspekt dhe pse fatkeqësisht kushtet janë shtuar. Shpresoj që edhe kushtet e tjera të bien të mos kemi kishte shtesë,”-  tha Meta.

Paralelisht kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, mbërritën në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha. Mësohet se mbledhja u zhvillua në selinë blu dhe në fokus ka ‘Zgjedhoren’.

Një ditë më parë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas diskutimeve prej 9 orësh me anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët Soreca dhe Norman, u shpreh se është arritur një marrëveshje dhe tashmë topi është në fushën e Bashës.

Ndërsa opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore. Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takim me yuri kim yuri kim ilir meta meta takim me yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll