Politike

Video-PERLË/ “Më vjen keq për kolegun tim Basha e zonjën ambasadore”, Shehi shkon tapë në emision dhe shtang gazetaren

5 Qershor 2020, 06:32 Nga DOSJA
Video-PERLË/ “Më vjen keq për kolegun tim Basha e

TIRANË– Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka përsëritur skenarin e dy viteve më parë dhe është shfaqur sërish tapë në emision. I ftuar në studion e “ABCNews”, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ajo që ra në sy ishte gjendja e rënduar nga alkooli e Shehit.

Në videon që po shikoni, me gojën që i ngatërrohet, Shehi tha se i vjen keq për kolegun e tij Basha dhe për ambasadoren që ka bërë gjithë atë rrugë, por që në Shqipëri, nuk është bërë asgjë për zgjedhjet.

“Më vjen keq për zonjën ambasadore që ka bërë gjithë atë rrugë, m vjen keq dhe për kolegun tim Basha, por këtu s’është bërë asgjë për zgjedhjet…të lutem,”– thotë Shehi.

Qartë, qartë,”- ia kthen gazetarja Mirela Milori që prej disa minutash po mundohej ta menaxhonte Shehin.


Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e emisionit, të cilët kanë lënë komentet e tyre poshtë videos së publikuar.

Rrofsh, o Mirela… Na zuri vetem duke e parë,”- shkruan njëri.

A te keqen paska qen raki koçimarje sot te paska bere te kuq flake,”– shkruan një tjetër.

Moj rakia bukuroshe po e con Dashin qoshe me qoshe,”- vijon dikush më tej.

E forte dhe gazetarja qe sqenka dehur nga fryma e shehit,”- shkruan dhe dikush.

Më herët ish-deputeti demokrat, Dashamir Shehi është shfaqur i dehur në television edhe në vitin 2018. I ftuar në studion e RTSH-së, ish-deputeti, u duk se kishte konsumuar më shumë alkool seç duhet në një emision mëngjesi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir sheshi tape ne studio mirela milori dashamir shehi dashamir sheshi tape ne studio mirela milori

Sondazh

Poll